Ish zëvendës ministri i Brendshëm në Kosovë, Selam Shkodra thotë se sulmi i djeshëm në veri të Kosovës, ishte i përgatitur nga institucionet serbe.
Në një intervistë për ABC News, Shkodra u shpreh se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka kalkuluar mirë këtë operacion, pasi ka tentuar të krijojë destabilizim.
Sipas Shkodrës, Serbia është i vetmi shtet nacionalist në Ballkan.
“Presidenti i Serbisë e ka kalkuluar mirë këtë operacion. Ka tentuar të krijojë destabilizim. Por ka rezultuar e kundërta. Grupi i djeshëm, ka ardhur nga pjesa e shtetit serb atje dhe ka qenë i planifikuar gjatë, për shkak të arsenalit të armëve që është konfiskuar. Kjo le të kuptohet që ka qenë e përfshirë edhe Kisha Ortodokse Serbe. Si është e mundur që ata të jenë prezent në territorin e Kosovës dhe mos të ketë informacion? Tereni është shumë i vështirë atje, është një terren i thyer malor. Unë mendoj që këtu kanë çaluar edhe partnerët tanë ndërkombëtare.
Nacionalizëm në Ballkan ka populli dhe shteti serb. Ne jemi viktimë e nacionalizmit serb. Ne nuk kërkojmë asgjë tjetër, por të kthehet normaliteti dhe të zbatohet ligji”, theksoi ai./abcnews.al

