Gjermania u trondit këtë mbrëmje nga një sulm në një treg Krishtlindjesh ku deri më tani janë regjistruar 2 viktima dhe mbi 60 të plagosur.
Artur Nura, në një lidhje Skype me studion informative, u shpreh se kemi të bëjmë me një sulm terrorist me bazë fetare. Sipas tij, Gjermania njihet për tolerancë dhe se ky akt ndodhi në këtë vend sepse ka pasur mundësinë të veprojnë këtu.
“Është qartazi një sulm terrorist me origjinë në Lindjen e Mesme. Sipas analizave filozofike, këto vite do të jenë vite të konflikteve fetare. Gjermania nuk është një vend që njihet për këto .
Jo rastësisht ndodhi përpara Krishtlindjeve, ka zona të njohura që nuk e njohin dhe nuk i lejojnë të festojnë. Ka një bazë terroriste fetare. Ne nga këto probleme jemi të imunizuar sepse kemi një shoqëri tolerante, por Europa, Gjermania në mënyrë të vecantë që ka miliona myslimanë të ndershëm, por mes tyre edhe të indoktrinuar.
Është me bazë fetare dhe nuk është stampë e re, është stampë e vjetër dhe ndodh përpara festave. Po të bëjmë analizën, Gjermania ka pasur një qëndrim politik të ekuilibruar. Ka kritikuar Izraelin për të gjitha, ju e dini që flitet për krime lufte të referuar nga institucionet perëndimore, brenda është dhe Siria që ka marrë një rol të rëndësishëm së fundmi me ardhjen e qeverisë së re.
Edhe SHBA ka nisur të negociojë me ta, bashkë me mbështetjen e Turqisë po konsiderohen për dialog. Kështu që situata është e komplikuar për të dalë kaq shpejt. Nga autoritetet nuk ka të dhëna të sakta. Pse ka ndodhur aty është që kanë pasur mundësinë të veprojnë. Gjermania nuk është njohur për antimyslimanizëm, por është njohur për tolerancë. Ka sheshe plot të mbushura me myslimanë. Italia ka qenë gjithmonë në të tilla festash me alarme të mëdha, gjithashtu edhe SHBA së fundmi.” / abcnews.al