Mbretëria e Bashkuar ka dënuar sulmin barbar të forcave ruse, të cilat goditën me raketa stacionin në Kramatorsk duke vrarë 30 persona dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë, sipas BBC.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se sulmi ndaj civilëve përbën një krim lufte dhe se raketat precize synonin njerëzit që po përpiqeshin të evakuoheshin. Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se ishte “e tmerruar” nga sulmi dhe përsëriti faktin se “shënjestrimi i civilëve është një krim lufte”.
“Ne do të kërkojmë llogari nga Rusia dhe Putini”, shtoi ajo.
Rusia nga ana tjetër ka mohuar sulmin.
/abcnews.al