Sulmi në spitalin e Gazës, Abbas anulon vizitën në Moskë

schedule19:51 - 3 Nëntor, 2023

schedule 19:51 - 3 Nëntor, 2023

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, i cili do të vizitonte Rusinë më 15 nëntor, u detyrua ta “shtyjë” atë udhëtim, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Mikhail Bogdanov.

“Me kërkesë të autoriteteve palestineze, vizita është shtyrë”, tha Bogdanov, duke shtuar se Abbas pritej më 15 nëntor.

Në javët e fundit, autoritetet ruse i janë referuar disa herë vizitës së afërt të Abbasit, por pa specifikuar datën e saktë.

Sipas Bogdanov, zyrtarët palestinezë shpjeguan se “situata aktuale është e vështirë dhe presidenti Abbas nuk mund të largohet nga rajoni”. Por ai vuri në dukje se kontaktet do të vazhdojnë “me telefon”.

Rusia ka mbajtur tradicionalisht marrëdhënie të mira me Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, si dhe me shumë vende të rajonit, si Siria, Egjipti dhe Irani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!