Sulmi në spitalin e fëmijëve, Rusia mohon akuzat: Ukraina po përdor civilët si mburoja

schedule11:42 - 9 Korrik, 2024

schedule 11:42 - 9 Korrik, 2024

“Ukraina po përdor objektet civile për qëllime ushtarake dhe përdor civilët si mburoja”.

Kjo është akuza e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, sipas së cilës Kievi “kështu po shkel ligjin humanitar”.

Komentet e saj vijnë në lidhje me sulmin e djeshëm në spitalin e fëmijëve në Kiev për të cilin Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës akuzoi forcat ruse.

Zëdhënësja, siç raporton Ria Novositi, raportoi se pak hapa larg spitalit ndodhet një kompleks ndërtesash të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës dhe magazina të Forcave të Armatosura.

“Askush nuk thotë se ata vendosin qëllimisht sistemet e mbrojtjes ajrore në zonat e banuara, duke përdorur civilët si mburoja njerëzore,” theksoi Zakharova.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!