Sulmi në sinagogën në Francë/ Protesta masive kundër racizmit dhe antisemitizmit

schedule11:08 - 26 Gusht, 2024

schedule 11:08 - 26 Gusht, 2024

Qindra njerëz u mblodhën në qendrën e Parisit kundër racizmit, antisemitizmit dhe të gjitha formave të diskriminimit në Francë.  Demonstrata ishte në përgjigje të një sulmi kriminal në sinagogën në La Grande-Motte të shtunën.

“Nuk është normale të sulmosh dikë sepse është mysliman. Nuk është normale të sulmosh dikë sepse është i zi, sepse është kështu apo ashtu. Ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku”, tha një protestuese.

Policia franceze e ka arrestuar një të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në një sinagogë në qytezën jugperëndimore La Grande Motte, ku u lëndua një oficer i policisë.

Dy persona të tjerë të lidhur me të dyshuarin raportohet se janë shoqëruar në policinë vendase.

Prokurorët janë duke e hetuar rastin si tentim vrasje të lidhur me një grup terrorist, dëmtim i pronës me mjete të rrezikshme, si dhe krim të planifikuar nga një grup terrorist me qëllim pë të shkaktuar dëm.

Dy makina të parkuara në kompleksin e sinagogës në qytetin turistik bregdetar të La Grande Motte u dogjën të shtunën. Një oficer i policisë i cili shkoi në vendin e ngjarjes u lëndua kur shpërtheu një bombol gazi e vendosur pranë veturave që po digjeshin.

Pesë njerëz, përfshirë rabinin, ndodheshin në sinagogë në kohën e sulmit, por ata shpëtuan pa lëndime.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!