Këto janë pamjet pas sulmit tragjik në një gjimnaz në Kanada, ku të paktën 10 persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Nxënësit shihen duke dalë nga shkolla me duart e ngritura lart, derisa policë të armatosur rëndë i shoqërojnë në zonat më të sigurta.
Mes viktimave ishte edhe një grua që dyshohet të jetë autorja e sulmit. Ndërkohë dy nga viktimat policia i gjeti në një shtëpi pranë shkollës së Mesme Tumbler Ridge.
Më shumë se 25 persona janë plagosur, përfshirë dy që u transportuan me helikopter në spital me lëndime serioze.
Qyteti Tumbler Ridge në Malet Shkëmbore Kanadeze është më shumë se 1,000 kilometra në veri të Vankuverit, pranë kufirit me Albertën.
Kryeministri i Kolumbisë Britanike, David Eby, u tha gazetarëve se oficerët e policisë arritën në shkollë brenda dy minutash.
Ata gjetën shtatë persona të vdekur, tha policia lokale në një deklaratë, përfshirë një të dyshuar që duket se kishte qëlluar veten me armë zjarri. Një person i tetë vdiq ndërsa po transportohej në spital, dhe dy të tjerë u gjetën të vdekur në një shtëpi që autoritetet besojnë se ishte e lidhur me sulmin.
Kryeministri kanadez Mark Carney tha në një postim në rrjetet sociale se ishte i tronditur nga të shtënat në Tumbler Ridge.
Zyra e Carney-t tha se ai pezulloi një udhëtim të planifikuar në Halifax, Nova Scotia dhe Mynih, për Konferencën e Sigurisë.
Qeveria e Kanadasë i është përgjigjur të shtënave masive të mëparshme me masa për kontrollin e armëve, duke përfshirë një ndalim të zgjeruar së fundmi për të gjitha armët që i konsideron armë sulmi.
View this post on Instagram


