Sulmi në Odesa, Zelensky: Duhet të jesh i sëmurë për të lëshuar një raketë pak metra larg kryeministrit grek

schedule13:54 - 12 Mars, 2024

schedule 13:54 - 12 Mars, 2024

“Duhet të jesh i sëmurë për të goditur me një raketë disa qindra metra larg kryeministrit grek”.

Kështu deklaroi Volodymyr Zelensky duke komentuar sulmin me raketa ruse në Odessa.

“Javën e kaluar, kur ishit në Odessa pranë kryeministrit grek, disa qindra metra larg jush ndodhi një sulm me raketë. Mendon se Putin u përpoq të të vriste?, e pyeti gazetari presidentin ukrainas.

“A donte të më godiste apo kishte një qëllim tjetër? Nuk mendoj se ka rëndësi sot”. Ajo që është me të vërtetë një turp, vazhdoi presidenti ukrainas, është se “ne jemi në luftë kundër Rusisë dhe kur mirëpresim liderin e një vendi tjetër, një shteti anëtar i BE-së, dhe ju përpiqeni diçka që mund të jetë e rrezikshme dhe lëshoni një raket në një distancë brenda disa qindra metrave nga ky udhëheqës, mendoj se duhet të jesh vërtet i sëmurë.”

“Dhe ndërsa më bëni pyetjen se cilat janë qëllimet e Putinit, mendoj se ai është dikush që ka humbur kontaktin me botën reale. Unë besoj se qëllimi i tij është shkatërrimi me çdo mjet i Ukrainës dhe gjithçka që është e gjallë në Ukrainë”, përfundoi presidenti ukrainas.

Në portin e Odesës, me 7 mars u zhvillua takimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Gjatë këtij takimi Rusia sulmoi duke lëshuar raketë balistike. Nga shpërthimi humbën jetën tre persona, ndërkohë misioni grek gjatë sulmit nuk u rrezikua.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!