Sulmi në Nord Stream, Peskov: Rusia duhet të jetë pjesë e hetimit

schedule14:41 - 5 Tetor, 2022

schedule 14:41 - 5 Tetor, 2022

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, ka deklaruar se përfshirja e Rusisë në hetimin dhe ekzaminimin e dëmeve në tubacionet Nord Stream duhet të jetë “e detyrueshme”, shkruajnë mediat e huaja.

Operatorët e dy tubacioneve midis Rusisë dhe Gjermanisë thanë se nuk mund të inspektonin pjesët e dëmtuara për shkak të kufizimeve që vendosën autoritetet daneze dhe suedeze.

Javën e kaluar, autoritetet daneze dhe suedeze raportuan rrjedhje gazi nga tubacionet që liderët e BE besojnë se ishin objektiva sabotimi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!