Zëvendëspresidenti i Iranit ka sulmuar presidentin amerikan, Donald Trumpi pas një sulmi ajror në një universitet në Teheran gjatë natës.
“Një sulm me bomba kundër bunkerëve në Universitetin Sharif është një simbol i çmendurisë dhe injorancës së Trumpit”, tha Mohammad Reza Aref, i cituar nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars.
“Ai nuk e kupton që njohuritë e Iranit nuk janë në beton për t’u shkatërruar nga bombat; bunkeri i vërtetë është vullneti i profesorëve dhe elitave tona. Asnjë brutalitet në histori nuk ka qenë në gjendje t’ua marrë dijen iranianëve. Dituria ka rrënjë në shpirtin tonë dhe ky bunker nuk është i shembur”, shtoi ai.
Presidenti Trump e ka përsëritur kërcënimin e tij për sulme në infrastrukturën iraniane nëse Teherani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.
Ai i ka bërë këto deklarata disa orë pasi forcat amerikane e kanë shpëtuar një anëtar të ekipit që është rrëzuar nga një aeroplan luftarak F-15.
“E marta e 7 prillit do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha në një, në Iran. Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë! Hapeni atë ngushticë të mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr, do ta shihni”, ka shkruar Trump në një postim në platformën e tij Truth Social./abcnews.al


