Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi në një spital në Dnipro, Zelensky: Një i vdekur dhe 15 të plagosur

schedule11:12 - 26 Maj, 2023

schedule 11:12 - 26 Maj, 2023

Volodymyr Zelensky ka njoftuar se një person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm rus mëngjesin e sotëm në një spital në qytetin Dnipro.


“Terroristët rusë kanë konfirmuar edhe një herë se sa çnjerëzorë janë. Ata sulmuan me raketa një spital në qytetin e Dnipro. Deri më tani, një person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur.Të gjitha shërbimet e nevojshme janë në gatishmëri.

Ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit. Ne duhet t’i mposhtim këta çnjerëzor sa më shpejt të jetë e mundur. Sepse koha jonë është populli ynë.

 Dhe njerëzit tanë janë gjëja më e çmuar në Ukrainë,” tha Zelensky.

Forcat ukrainase gjatë natës kishin pretenduar se kanë rrëzuar dhjetë raketa dhe 25 dronë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!