Sulmi në një maternitet në Ukrainë, Zelensky: Shtet terrorist që vazhdon të luftojë kundër civilëve

schedule09:28 - 23 Nëntor, 2022

schedule 09:28 - 23 Nëntor, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dënoi sulmin e forcave ruse të mërkurën në një maternitet në jug të Ukrainës që vrau një foshnjë të porsalindur, sipas CNN.

Nëna e fëmijës dhe një mjek u shpëtuan nga rrënojat e spitalit të shkatërruar në Vilnyansk, rajoni i Zaporizhzhia, pas sulmit me raketa, sipas autoriteteve ukrainase.

“Shteti terrorist vazhdon të luftojë kundër civilëve dhe objekteve civile”, tha Zelensky, duke iu referuar Rusisë.

“Armiku po përpiqet të shpërndajë terror, duke vrarë pasi nuk arriti ta bënte këtë gjë për 9  muaj me radhë,” tha ai.

Vilnyansk është një qytet i kontrolluar nga Ukraina. Pjesë të rajonit më të gjerë të Zaporizhzhisë janë të pushtuara nga Rusia, e cila e ka pretenduar si pjesë të territorit rus.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!