Sulmi në New Orleans/ Trump: Shkalla e krimit në vendin tonë është në një nivel që askush s’e ka parë më parë

schedule19:52 - 1 Janar, 2025

schedule 19:52 - 1 Janar, 2025

Një burrë i paidentifikuar arriti me makinë tek një grup i madh njerëzish në New Orleans, më pas doli nga automjeti dhe filloi të qëllonte me armë zjarri, ku la të vdekur të paktën dhjetë persona.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar për tragjedinë në New Orleans. Ai tha se zemrat e amerikanëve janë me të afërmit e viktimave të pafajshme.

“Zemrat tona janë me të gjitha viktimat e pafajshme dhe të dashurit e tyre, përfshirë oficerët e guximshëm të Departamentit të Policisë së New Orleans”, shkroi Trump në Truth Social.

“Administrata Trump do të mbështesë plotësisht qytetin e New Orleans në hetimin dhe rikuperimin nga ky akt i keq i pastër!”, shtoi 78-vjeçari.

Më tej, Donald Trump vazhdoi të komentonte mbi nivelin e krimit në SHBA.

“Kur thashë se kriminelët që vijnë janë shumë më të këqij se kriminelët që kemi në vendin tonë, ky pohim është mohuar vazhdimisht nga Demokratët dhe Media e Rreme, por rezultoi se ishte i vërtetë. Shkalla e krimit në vendin tonë është në një nivel që askush nuk e ka parë më parë”, tha presidenti Trump.

Autori i sulmit  është vrarë ndërsa dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në shtetin amerikan disa ditë më parë nga Meksika.  Sipas të dhënave tremujore të FBI-së të publikuara në vitin 2024, New Orleans ka shënuar një rënie në krimet e dhunshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!