Sulmi në kullën televizive në Ukrainë, shkon në 19 numri i të vdekurve

schedule08:51 - 15 Mars, 2022

schedule 08:51 - 15 Mars, 2022

Ka shkuar në 19 numri i të vrarëve si pasojë e sulmit ajror në kullën televizive në rajonin verior Rivne të Ukrainës të hënën.

Guvernatori Vitaliy Koval tha dje se të paktën nëntë persona kishin vdekur në sulm, por se kishte ende njerëz nën rrënoja.

Shpërthime të mëdha janë dëgjuar në të gjithë Kievin gjatë natës, ndërsa Rusia vazhdonte bombardimet ndaj kryeqytetit të Ukrainës.

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot, megjithëse SHBA mbetet skeptike, duke thënë se nuk ka parë asnjë shenjë se Vladimir Putin do të ndalojë sulmin.

Karvani prej 160 makinash civile u lejua të largohej nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit, ndërsa njerëzit kanë nevojë gjithnjë e më shumë për ushqim dhe furnizime të tjera.

Ukraina thotë se zmbrapsi një përpjekje të Rusisë për të marrë kontrollin e Mariupolit, i cili aktualisht është i rrethuar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!