Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në “Twitter” i ka bërë një thirrje Serbisë pas sulmi të një nate me parë në komunën e Mitrovicës së Veriut.
Kurti i kërkon Serbisë të ndalë menjëherë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete.
Ai shton se si pasojë e sulmit në komunë për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar, por sipas tij, mund të kishte shumë të tillë.
Last night the municipal building in N. Mitrovica was attacked by 2 hand grenades, causing damage to nearby cars. Fortunately, no person was harmed, but that could have easily been the case. I call on Serbia immediately to cease its incitements to violence before lives are lost.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 27, 2023
“Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat që ndodheshin afër. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”, ka shkruar ai.r.t/abcnews.al