Sulmi në kishën katolike në Stamboll, kush është 52 vjeçari mysliman që shpëtoi besimtarët

schedule11:30 - 29 Janar, 2024

schedule 11:30 - 29 Janar, 2024

Dy të arrestuarit për sulmin vdekjeprurës në një kishë katolike në Stambolli janë nga Rusia dhe Taxhikistani.

Kështu deklaroi ministri i Brendshëm i Turqisë, Arli Gerlikaya, në një konferencë për shtyp, duke theksuar se autoritetet po hetojnë lidhjet e dy të arrestuarve me ISIS-in, të cilët morën përgjegjësinë për sulmin.

Viktima e sulmit është një “hero”, një mysliman, i cili shpëtoi 40 të krishterë. Mediat turke e cilësojnë viktimën e sulmit në kishën katolike, 52-vjeçarin Tuncer Murat Cihan, si një “hero” që shpëtoi jetë.

“Ai kishte ardhur me mua në kishë. Ai ishte shumë i dashur në komunitet”, tha xhaxhai i tij, Kazim Aydemir, për gazetën turke Gazete Duvar.

“Murati ishte një i pafajshëm. Ai ishte në pension dhe vuante nga problem të shëndetit mendor. Murati hyri në kishë, menjëherë pas tij erdhën dy burra të maskuar të veshur me të zeza.

https://twitter.com/i/status/1751583123383476354

52-vjeçari u kthye mbrapa dhe bërtiti: “Çfarë po bën këtu?”

Pas kësaj, 40 besimtarët, mes tyre edhe Konsulli i Përgjithshëm 55-vjeçar i Polonisë në Stamboll, Witold Lesnica, u shtrinë përtokë nga frika. Kjo ka prishur planet e autorëve. Murati ua prishi planet dhe kështu parandaloi masakrën”, tha ai.

Siç shihet në videon e sulmit, dy sulmuesit kanë qëlluar Muratin dhe më pas e kanë vrarë me një plumb në kokë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!