Sulmi në Izrael/ Si po i “kopjon” Hamasi taktikat e luftës në Ukrainë

schedule08:38 - 10 Tetor, 2023

schedule 08:38 - 10 Tetor, 2023

Një nga videot e para të publikuara nga Hamasi nga orët e para dhe kaotike pas sulmit në Izrael duket sikur është marrë nga lufta në Ukrainë. Një dron i Hamasit ka pikasur një tank izraelit Merkava 4 dhe ka hedhur një bombë në të. Tanku merr flakë menjëherë nga shpërthimi dhe shkatërrohet.

Ekuipazhi arriti të mbijetonte por u kap rob nga Hamasi.

Ky “huazim” i taktikave nga Hamasi e kapi Izraelin në befasi.

Këto taktika nuk kanë nevojë për instruktorë. Megjithatë, analistët thonë se as kjo nuk mund të përjashtohet dhe vlerësojnë se ka një gisht rus përmes veteranëve të Wagner. Por sërish ka qindra video në internet dhe rrjete sociale që duhet të shqyrtohen me kujdes.

Ekziston mundësia që ashtu siç thotë Ukrainë, që armët perëndimore që ishin plaçkë në duart e rusëve të kenë arritur në duart e militantëve të Hamasit.

Tanket Merkava 4 përgjithësisht konsiderohen ndër tanket më të mirë të mbrojtur nga ekuipazhi me sisteme aktive që neutralizojnë kërcënimet si raketat antitank në fraksione të sekondës.

Taktika e dronëve antitank është përdorur shpesh nga ukrainasit në front kundër forcave ruse, duke shkaktuar humbje të mëdha në material dhe natyrisht në njerëz.

Përgjigja e rusëve, për shkak se tanket e tyre janë të pambrojtur ndaj raketave antitank si ato amerikane Javelins që godasin pjesën e sipërme, ka qenë një sërë modifikimesh, me një “kafaz”  që duket qesharak, por mund të jetë shpëtimtar.

/abcnews.al