Sulmi në Ibër Lepenc/ Nazarko: Është shumë e vështirë të nxjerrësh përfundime se kush qëndron prapa kësaj

schedule17:38 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 17:38 - 2 Dhjetor, 2024

epKOSOVË- Shpërthimi i regjistruar të premten e javës së shkuar shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke i nxitur autoritetet kosovare të akuzojnë Serbinë për sulm “kriminal dhe terrorist” ndaj infrastrukturës jetike të vendit.

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në “Ballkan Update” tha se kjo ngjarje ka karakter destabilizues, që cenon infrastrukturën kritike të një vendi të vogël siç është Kosova.

“Unë nuk  do preferoja të shtyja fal në një zhvillim të tillë, por sigurisht, ashtu siç është një thënie italiane “jo të gjithë të këqija sjellin dëm”. Ky zhvillim me potencial destabilizues, që cenon infrastrukturën kritike në një vend të vogël si Kosova ka impakt politik të brendshëm duke kompaksuar atë që quhet propagandë qeveritare, sipas së cilës kjo qeveri dhe ky kryeministër ka arritur t’i rezistojë presioneve të tilla, si sulmi i Banjskës apo shpërthimi në Ibër Lepec. Ky do të ishte një interpretim i pjesshëm dhe i paplotë”, tha ai.

Ai pohoi se ky zhvillim  po ndodh në një kohë kur Kosova është dy muaj larg mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, por dhe në kuadër të zhvillimeve të tjera me karakter rajonal dhe me ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Ky zhvillim po ndodh dy muaj para zgjedhjeve, por po ndodh në një kontekst rajonal, ku dhe vetë Serbia është e përfshirë në protesta për arsye të brendshme. Është një zhvillim që ndodh, SHBA, që është vendi që pritet të sjellë cilësitë re në dialog është duke përjetuar një tranzicion presidenciale. Në planin ndërkombëtar kemi zhvillim, në konflikti Rusia-Ukrainë, që Rusia mund të vijohet në presion për t’u ulur në negociata dhe sipas interpretimit të gjerë, Rusia do kishte interes të hapte një zonë konfliktesh, siç do ishte Ballkani”, tha ai.

Megjithatë shtoi Nazarko, pavarësisht këtyre zhvillimeve, është e vështirë të nxjerrësh përfundime se kush qëndron pas këtij sulmi të rëndë.

“Serbia është një faktor shtetëror institucional, i cili është me disa shpirtra. Ka një shpirt të fortë pro rus, që është i përfshirë me siguri ne ushtri dhe ka dhe një pjesë në shoqëri. Vuçiç luan midis këtyre shpirtrave. Ai është dikushi që është pro rus, idealisht ai do donte t’i bënte një shërbim Rusisë në një moment si ky. Është shumë e  vështirë të nxjerrësh përfundime se kush qëndron prapa kësaj”, tha ai.