Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi në Gaza/ Presidenti Begaj: Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit të çdo forme

schedule14:33 - 7 Tetor, 2023

schedule 14:33 - 7 Tetor, 2023

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin e Hamasit kundër Izraelit, i cili u regjistrua mëngjesin e kësaj të shtune.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ai ka dënuar sulmin, duke thënë se Shqipëria në këto momente po i qendron pranë Izraelit.

Sipas kreut të shtetit, vendi jonë është i vendosur kundër terrorizmit të çdo forme.

 “Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit.

Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit.

Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre.

Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme.”, ka shkruar Begaj.

Kujtojmë që deri tani numri i viktimave ka shkuar në 40, ndërsa të plagosur janë 750 persona.

Sulmi i sotëm është më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, mediat izraelite raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!