Burri që goditi për vdekje dy gra dhe një burrë në një kishë në Francë mbërriti nga Tunizia ditë më parë, kanë deklaruar autoritetet franceze.
I dyshuarit, 21 vjeç, ishte pajisur me një dokument të Kryqit të Kuq Italian, pas mbërritjes me një anije emigrantësh në ishullin Lampedusa të Italisë muajin e kaluar. Ai u qëllua nga policia dhe është në një gjendje kritike.
Një nga viktimat e sulmit të së enjtes në bazilikën Notre-Dame në qytetin e Nicës u “pre krejtësisht”.
Presidenti Emmanuel Macron tha se ai ishte një “sulm terrorist islamik”.
Sulmi me thika pasoi një tjetër sulm në fillim të këtij muaji, episod i cili ndodhi pranë një shkolle në veri-perëndim të Parisit. Samuel Paty, i cili ishte mësues në Conflans-Sainte-Honorine, iu pre koka pasi u tregoi disa nxënësve karikatura të Profetit Muhamed.
Vrasja rriti tensionet në Francë. Mbrojtja e Macron për të drejtën për të botuar karikaturat dhe përpjekjet e qeverisë për të goditur Islamin radikal kanë zemëruar Turqinë dhe vendet e tjera me shumicë myslimane.
Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Franca “nuk do të dorëzohet kurrë”.
I dyshuari u dëgjua në mënyrë të përsëritur duke bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) përpara se të qëllohej nga policia të enjten në mëngjes.
Burimet e policisë e identifikuan agresorin e sulmit si Brahim Aioussaoi.
Prokurorët e anti-terrorit kanë nisur hetimet dhe Franca ka ngritur alarmin e saj të sigurisë kombëtare në nivelin më të lartë.
n.d./abcnews.al