Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi në Brown/ Ekzekutoi dy studentë në universitet, gjendet i vdekur autori

schedule08:39 - 19 Dhjetor, 2025

schedule 08:39 - 19 Dhjetor, 2025

I dyshuari për sulmin masiv në Universitetin Brown, Claudio Neves Valente, 48 vjeç, është gjetur i vdekur në një depo në Salem, Hampshire, pas një ndjekjeje gjashtëditore në disa shtete, sipas policisë. Valente, një shtetas portugez që kishte studiuar në Universitetin Brown rreth 25 vjet më parë, dyshohet gjithashtu se vrau një profesor dy ditë pas sulmit në Providence.

Policia thotë se informacioni nga videot dhe ai publik çoi hetuesit te një qendër makinash me qira, ku u identifikua emri i tij dhe u lidh me vendin e ngjarjes. Zyrtarët njoftuan se Valente u gjet me një çantë dhe dy armë, ndërsa prova në makinë u lidh me vendin e sulmit në Brown. Hetimet e para tregojnë se ai ka vdekur nga plumbi, por nuk është e qartë sa kohë, trupi i pajetë kishte qëndruar në depo.

Sulmi në Brown shkaktoi vdekjen e dy studentëve dhe plagosjen e nëntë të tjerëve, ndërsa gjashtë prej tyre ndodhen në spital. Viktimat që humbën jetën janë Ella Cook, 19 vjeçe, nga Alabama, dhe Mukhammad Aziz Umurzokov, 18 vjeç, një student nga Uzbekistani.

Autoritetet besojnë gjithashtu se Valente vrau profesorin e MIT, Nuno F Gomes Loureiro, 47 vjeç, në shtëpinë e tij në Brookline, Massachusetts, rreth 80 km nga Providence. Të dy kishin studiuar në të njëjtin universitet në Portugali në fund të viteve 1990. Ngjarjet u lidhën kur automjeti i dyshuar u identifikua nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët.

Hetuesit theksuan se Valente ishte i aftë të fshehte gjurmët e tij, duke përdorur një telefon, që e bënte të vështirë gjurmimin. Autoritetet nuk kanë dhënë ende ndonjë motiv të dyshuar për sulmet.

Presidentja e Universitetit Brown, Christina Paxson, tha se Valente nuk kishte lidhje aktive me universitetin dhe kishte studiuar për doktoraturë në fizikë në vitet 2000–2001.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!