Sulmi në aeroportin e Rusisë/ Izraeli i bën thirrje Moskës që të mbrojë ‘izraelitët dhe hebrenjtë’

schedule22:57 - 29 Tetor, 2023

schedule 22:57 - 29 Tetor, 2023

Izraeli i bëri thirrje Rusisë “të mbrojë të gjithë qytetarët izraelitë dhe të gjithë hebrenjtë” pasi disa dhjetëra burra sulmuan aeroportin e Makhachkala, kryeqyteti i Dagestanit, kur mësuan se një aeroplan nga Tel Avivi do të ulej atje.

“Izraeli pret që autoritetet ruse të mbrojnë të gjithë qytetarët izraelitë dhe të gjithë hebrenjtë dhe të veprojnë me vendosmëri kundër trazirave dhe çdo nxitje për dhunë kundër hebrenjve dhe izraelitëve,” tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Izraeli monitoron me shumë kujdes përpjekjet për të sulmuar qytetarët izraelitë dhe hebrenjtë në mbarë botën”, shtohet në deklaratë.