Eksperti për çështjet e sigurisë, Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, ka komentuar hedhjen në erë të gazsjellësit NordStream.
Kulla shprehet se atë e kanë hedhur në erë vetë rusët, pasi duke kërcënuar me mungesë gazit, e kanë shitur dhe po e shesin me një çmim shumë herë më të lartë.
“Tubin e gazit e hedhur në erë vetë rusët. Në 2020 gazi ishte diku te 20-25 dollarë, në luftën në Rusi, të gjithë çmimet u shumëfishua.
Rusia ka fituar para me gazin përgjatë një viti dhe tani që ka rënë çmimet sërish është shumë i lartë. Pikërisht duke e shantazhuar të gjithë tregun me mungesën e gazit.
Jo vetëm kjo luftë, por nga pranvera arabe, lufta në Siri dhe të gjithë luftërat në dekadën e fundit e tjera kanë të gjithë lidhje me gazin dhe naftën.
Deti ku është tubacioni ruhet nga rusët është i pamundur për t’u sulmuar.
Evropa ngeli në duart e Rusisë, pas pranverës arabe. Ata që kishin interes ishin vetëm rusët, tani e shesin shumë herë me shumë.
Evropa që tha i vendosëm sanksione, vazhdon të paguajë me rubla. Nuk po them që nuk kanë dorë dhe SHBA-të”, tha Kulla.r.t/abcnews.al