Sulmi ndaj Trump/ Kush janë presidentët e SHBA-ve që u kanë mbijetuar tentativave për vrasje, 4 janë ekzekutuar

schedule08:44 - 14 Korrik, 2024

schedule 08:44 - 14 Korrik, 2024

Ish-presidenti Donald Trump u qëllua të shtunën gjatë një mitingu në Pensilvani, pasi u qëllua me armë. Plumbi i preku veshin e djathtë, por rastet kur presidentë dhe ish presidentë të SHBA-ve bien pre e sulmeve, nuk janë të rralla.

Shumë presidentë dhe ish-presidentë dhe kandidatë për president janë sulmuar në historinë e SHBA-së, sipas një raporti të CNN.

Presidenti Andrew Jackson: Në epokën e para Luftës Civile, ai u qëllua teksa merrte pjesë në një funeral në Kapitol. Sulmuesi qëlloi dy herë, por i ngeci arma.

Presidenti Theodore Roosevelt: Ashtu si Trump, ai po përpiqej të kthente punën e tij të vjetër gjatë fushatës së vitit 1912. Ai u qëllua gjatë rrugës për një fjalim në Milwaukee.

Presidenti Franklin D. Roosevelt: Ai ishte president i zgjedhur kur një vrasës e qëlloi në Miami në 1933. Sulmuesi, Guiseppe Zangara, nuk vrau dot Roosevelt por vrau kryebashkiakun e Çikagos Anton Cermak.

Presidenti Harry Truman: Ai mori presidencën pasi Roosevelt vdiq dhe u qëllua përballë Shtëpisë së Bardhë nga nacionalistët portorikanë në 1950.

Guvernatori i Alabamës, George Wallace: Ai kandidoi për herë të tretë për president në vitin 1972 dhe u qëllua pas një ngjarjeje fushate jashtë Uashingtonit, DC. Të shtënat e lanë të paralizuar nga beli e poshtë.

Presidenti Gerald Ford: Ai u përball me dy tentativa për vrasje me radhë në vitin 1975.

Presidenti Ronald Reagan: Ai u qëllua në vitin 1981 jashtë Hilton në Uashington, DC, pasi mbajti një fjalim. Sekretari i tij i shtypit, James Brady, u plagos më rëndë se Reagan dhe më vonë u bë një aktivist për kontrollin e armëve.

Katër presidentë amerikanë u vranë

Abraham Lincoln ishte presidenti i parë që vdiq nga një atentat. Ai u qëllua në pjesën e pasme të kokës në 1865 gjatë një paraqitjeje në Teatrin Ford në Uashington, DC, nga John Ëilkes Booth.

Booth u largua nga vendi i ngjarjes dhe u qëllua kur u kap disa javë më vonë në Virxhinia.

James Garfield u qëllua në një stacion treni në Uashington, DC, në korrik 1881. Ai vdiq nga plagët e tij muaj më vonë, në shtator, në Nju Xhersi. Garfield u qëllua nga Charles Guiteau, një ish-mbështetës i pakënaqur me sëmundje mendore, i cili ishte i zemëruar që nuk mori një punë në administratën e Garfield.

Guiteau u dënua dhe u var brenda një viti.

William McKinley u ekzekutua në shtator 1901 në Buffalo, Nju Jork, nga Leon Czolgosz, një anarkist. John F. Kennedy u vra nga një snajperist. Oswald, një simpatizant sovjetik, u arrestua disa ditë pas të shtënave.

Oswald u vra vetë nga Jack Ruby në bodrumin e stacionit të policisë në Dallas.

Vëllai i JFK-së, Robert F. Kennedy, ishte një senator nga Nju Jorku kur ai po kandidonte për president në vitin 1968. Ai u qëllua në hotelin Ambassador në Los Anxhelos natën që ai fitoi zgjedhjet paraprake Demokratike të Kalifornisë.

Vrasësi i tij, Sirhan Sirhan, është ende në burg në Kaliforni dhe së fundmi iu refuzua një kërkesë për lirim me kusht.

Robert F. Kennedy Jr. është një kandidat i pavarur për president këtë vit.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!