Themeluesi i grupit të bamirësisë, World Central Kitchen, Jose Andres, ka akuzuar forcat izraelite në Gaza për shënjestrimin e punonjësve të ndihmës në një sulm që vrau shtatë anëtarë të stafit të tij të hënën. Ai tha se ata ishin shënjestruar “sistematikisht, makinë me makinë”.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Andres thotë se vrasja e shtatë personelit të ëCK-së nuk ishte një gabim, dhe pohon se izraelitët i dinin lëvizjet e tyre në kohën e sulmit.
“Edhe nëse nuk do të ishim në koordinim me (ushtrinë izraelite), asnjë vend demokratik dhe asnjë ushtri nuk mund të synojë civilët dhe humanitarët,” thotë ai.
“Ata po na synonin në një zonë dekonflikti, në një zonë të kontrolluar nga IDF. Ata e dinin se ishin ekipet tona që lëviznin në atë rrugë … me tre makina,” tha Andres.
Ushtria izraelite ka shprehur dhimbjen për incidentin, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu tha se sulmi ishte i paqëllimshëm./abcnews.al