Sulmi ndaj Policisë së Kosovës/ Ambasadori i SHBA në Beograd: Ngjarje tragjike, të inkurajohet dialogu

schedule16:20 - 26 Shtator, 2023

schedule 16:20 - 26 Shtator, 2023

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill deklaroi se përshkallëzimi i dhunës në fshatin Banjska në Kosovë është një ngjarje tragjike dhe se po shqyrtohen hapat e mëtejshëm.

“Të gjithë duhet ta dënojmë vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe gjithmonë të mbajmë zi për humbjen e jetëve, por duhet të vazhdojmë me procesin politik. Po zhvillohen procese për të inkurajuar dialogun”, tha Hill në debatin publik “Mjedisi i ndryshuar gjeopolitik dhe sfidat ndaj rendit juridik ndërkombëtar”, shkruan N1.

Hill u shpreh gjithashtu se procesi diplomatik duhet të forcohet në ditët dhe javët në vijim.

“Kjo situatë po trajtohet shumë seriozisht dhe po zhvillohen diskutime të shumta se çfarë hapash të mëtejshëm duhet të ndërmerren”, tha ai./abcnews.al