Sulmi ndaj policise në Lazarat, Prokuroria jep pretencën për 5 tëpandehur

schedule11:06 - 17 Nëntor, 2017

schedule 11:06 - 17 Nëntor, 2017

Prokuroria për Krime të Rënda lexoi sot pretencën për 5 të pandehurit e dosjes Lazarati. Në përfundim të gjykimit, organi i akuzës kërkoi 14 vjet burg për Arbion Alikon, 11 vjet burg për Alfred Prokon. Për të pandehurin Gurgaz Skënderi u kërkua denimi me 13 vjet burg, për Beqo Brahimajn 8 vite burg, ndërsa për Enriko Skënderin prokuroria kërkoi deënimin me  11 vite burg. Të pandehurit akuzohen për sulmin me armë ndaj efektivëve të RENEA-s gjatë operacionit  antikanabis të zhvilluar nga policia  2 vjet më parë në Lazarat./abcnews.al