Sulmi ndaj objektivave ushtarake të Iranit/ Meçollari: Izraeli në superioritet, por nuk dëshiron përshkallëzim në Lindjen e Mesme

schedule16:33 - 26 Tetor, 2024

schedule 16:33 - 26 Tetor, 2024

TIRANË– Në orët e para të së shtunës konflikti në Lindjen e Mesme shënoi një përshkallëzim të ri.  Autoritetet izraelite sulmuan objektivat ushtarake në Iran me një seri sulmesh ajrore si kundërpërgjigje ndaj sulmit të me 180 raketa balistike, që Republika Islamike lëshoi kundër Izraelit më 1 tetor.

Shtetet e Bashkuara si dhe vende të tjera kërkuar t’i jepet fund ciklit të përplasje, dhe një zyrtar i lartë amerikan tha se “ky duhet të jetë fundi i tij”.

Kapiteni Artur Meçollari, i ftuar në rubrikën “Faqja 4” në ABC News tha se ky sulm ishte simbolik nga ana e Izraelit.

Sipas tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka treguar se është dakordësuar në mënyrë të plotë me qëndrimet e administratës së Joe Biden, pasi nuk e ka të qartë ende se si do të shkojë fati i zgjedhjeve më 5 nëntor në Amerikë dhe se cila forcë politike do t’i fitojë ato.

“Akt simbolik i kryer nga Izraeli, i cili në fakt nuk bëri gjë tjetër, vetëm se dakrodësohej me qëndrimet e administratës së Biden. Ai goditi kryesisht kapacitetet kundërajrore dhe ajrore të Iranit. Të gjithë vendet aleate të Izraelit, e mbështesin veprimin e Izraelit për vetëmbrojtje. Nuk dëshiron të prish marrëdhëniet me administratën e Biden. Është kthesë e vonuar, por është një kthesë që jep mesazh të qartë”, tha ai.

Ai theksoi se forcat izraelite janë në superioritet nga pikëpamja e operacioneve ushtarake dhe nuk kanë asnjë interes të përshkallëzojë konfliktin në Lindjen e Mesme.

“Izraeli është në superioritet nga pikëpamja e operacioneve ushtarake dhe nuk ka interes të përshkallëzojë situatën në Lindjen e Mesme, Pengjet janë pengesa më e rëndësishme në strategjinë ushtarake të Izraelit. Nëse do të arrinte të merrte pengjet e luftës, Izraeli do të ndryshonte strategjinë. Kryeministri Netanyahu nuk ka interes të përkeqësojë marrëdhëniet me administratën tanishme apo të ardhshme  në Amerikë. Ai ka një paqartësi dhe dyshim mbi rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.

Më tej, gjatë bisedë, Meçollari u shpreh se nga tre objektiva të përcaktuar nga Izraeli në Gaza, dy prej tyre i ka arritur, ndërsa shtoi se pengesa më e madhe e tij janë pengjet e luftës.

“Washingtoni ka vendosur kufi për ndihmën humanitare në Gaza. Nga tre objektiva që ka pasur Izraeli në Gaza, dy janë arritur, por nuk ka arritur një të tretë, që janë pengjet. Washingtoni është duke luftuar në arritjen e një negociate për Gazën.”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!