Autoritetet në Monako kanë identifikuar autoren e sulmit me bombë ndaj manjatit ukrainas Vadim Yermolaiev, i cili kishte lidhje me Rusinë.
E dyshuara kryesore në një sulm me bombë që plagosi një manjat ukrainas të hënën në Monako është një grua ukrainase që u maskua si burrë.
E identifikuar si 39-vjeçarja Anastasiia Berezovska në një Njoftim të Kuq të Interpolit, u pa për herë të fundit në Gjermani dhe ka një tatuazh, ndoshta të një gjarpri, që i shkon poshtë krahut të djathtë nga shpatulla deri në bërryl.
Pas sulmit, e dyshuara iku në Francën fqinje, pastaj u drejtua për në Itali me një makinë me targa gjermane që ishte marrë me qira për operacionin.
Sofistikimi i bombës së përdorur tregon se në sulm ishte i përfshirë më shumë se një autor, thanë prokurorët, duke shtuar se dy burra u arrestuan në Monako para se të liroheshin për shkak të mungesës së provave.
Mediat ukrainase pretendojnë se Yermolaiev u sulmua për lidhjet me Rusinë, ndërsa ishte shënjestruar më parë me sanksione për shkak të raportit me Moskën.
Tre persona u plagosën, përfshirë një grua që ishte në gjendje kritike për jetën. Dy të tjerët janë një burrë dhe një fëmijë që janë jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al


