Sulmi ndaj Klodiana Lalës, gazetarët protestojnë në bulevardin qendror

schedule21:11 - 30 Gusht, 2018

schedule 21:11 - 30 Gusht, 2018

Gazetarë të mediave të ndryshme dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan sonte në mbrëmje në bulevardin qendror të Tiranës, për të dënuar ashpër sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala. Të gjithë të pranishmit u solidarizuan me gazetaren Lala dhe kërkuan nga strukturat përgjegjëse të zbardhen sa më parë autorët e këtij sulmi.

Pjesëmarrësit në këtë tubim thanë se plumbat që ranë drejt banesës së gazetares Klodiana Lala janë plumba që drejtohen ndaj gjithë gazetarëve që punojnë me ndershmëri, përkushtim e profesionalizëm për pasqyrimin e së vërtetës. Kjo protestë, sipas tyre, nuk është thjesht në mbrojtje të koleges, por protestë në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të misionit të gazetarëve./abcnews.al