Sulmi ndaj Berishës gjatë protestës, reagon për herë të parë Armina Mevlani

schedule11:45 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 11:45 - 15 Dhjetor, 2022

Armina Mevlani, tashmë është zyrtarisht bashkëshkortja e  Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Si pasojë, ajo është shumë e lidhur me familjen dhe kjo ka bërë që së fundmi të reagojë lidhur me sulmin që i ndodhi Berishës në protestën e 6 dhjetorit.

Sipas Arminës, ata si familje janë të shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e tij.

“Sigurisht që nuk e kemi përjetuar mirë. Shkon përtej politikës. Kushdo politikan të ishte do më vinte keq. Duke goditur atë goditën të gjithë njerëzit që kishin dalë atë ditë në krah të tij. Ne si familje shqetësohemi për sigurinë dhe shëndetin e tij dhe është një tjetër lloj përjetimi prandaj dhe nuk kam shkruar”, tha ajo “Goca dhe Gra”.

Më tej, Mevlani e konsideroi sulmin si diçka të organizuar.

“Nuk i pëlqej pjesët që flasin për ndjesi personale në rrjete sociale dhe nuk e kam bërë kurrë këtë gjë. Prandaj nuk kam reaguar se nuk dua ti shpreh ndjesitë emocionale personale në rrjete sociale. Ndërsa si një qytetare e thjeshtë do isha prekur për çdokujt që mund t’i ndodhte dhe ajo që më prek është se jam e bindur qe ka qenë diçka e organizuar“, u shpreh Armina./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!