5 viktima dhe 2 të plagosur në gjendje të rëndë, është bilanci tragjik i masakrës në Norvegji. Autori i masakrës është 37 vjeçar danez, i konvertuar në fenë islame, i cili mendohet se është radikalizuar. I armatosur me hark dhe shigjeta ai mori në shënjestër kalimtarë në zona të ndryshme të qytetit.
37 vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Drammen. Gjatë marrjes në pyetje, pak orë pas arrestimit, 37 vjeçari u tregua bashkëpunues me forcat e rendit, dhe u shpreh i prekur nga situatë. Viktimat e masakrës janë katër gra dhe një burrë, të moshës nga 50 në 70 vjeç.
Dy të plagosurit janë shtruar në terapi intensive, mes të cilëve një agjent policie që ndodhej brenda një dyqani kur u qëllua me shigjetë në shpinë. Rrjetet sociale dhe disa media e kanë identifikuar si Rainer Vinklarson, i cili në kanalin e tij në You Tube tregonte aftësitë në hark./abcnews.al