Sulmi me thikë në shkollën gjermane, humb jetën një nga vajzat e mitura

schedule12:18 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 12:18 - 6 Dhjetor, 2022

Një nga vajzat e plagosura ditën e djeshme, pas sulmit me thikë në një shkollë në Gjermani ka humbur jetën.

BBC shkruan se 14-vjeçarja ka humbur jetën në spital, ndërsa e plagosura tjetër, 13 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia thotë se i dyshuari doli nga një strehë refugjatësh në fshatin Illerkirchberg të hënën në mëngjes dhe sulmoi nxënësit.

Një 27-vjeçar është arrestuar, dhe sipas policisë ai është një  azilkërkues nga Eritrea.

Oficerët kontrolluan një ndërtesë aty pranë pas sulmit dhe e gjetën 27-vjeçarin me një thikë që dyshohet  se ishte përdorur në sulm. Gjithashtu u arrestuan edhe dy persona të tjerë.

I dyshuari ndodhet nën roje policore në spital ku po trajtohet për një lëndim të paspecifikuar.

Në një deklaratë, policia i kërkoi publikut të mos e përdorë incidentin për të ngjallur dyshime ndaj të huajve ose azilkërkuesve.

Illerkirchberg është një qytet i vogël me një popullsi prej më pak se 5,000 persona sipas regjistrimit të vitit 2015.

Kryebashkiaku Markus Haeussler tha se të gjithë në qytet ishin të tronditur./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!