Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen i bëri thirrje Iranit, Izraelit dhe aleatëve të tyre që të përmbahen nga përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, pas burimeve se Izraeli kreu një sulm në tokën iraniane të premten.
“Është absolutisht e nevojshme që rajoni të jetë i qëndrueshëm dhe që të gjitha palët të përmbahen nga veprime të mëtejshme,” tha von der Leyen së bashku me kryeministrin finlandez Petteri Orpo në Lappeenranta.
Sic kishte paralajmeruar Izraeli u kunderpergjigj pas një sulmi të paprecedent ajror që Teherani kreu te shtunen ndaj objektivave izraelite me 330 dronë dhe raketa qe u shkatërruan nga mbrojtja ajrore.
Media shtetërore iraniane konfirmoi se shpërthime janë dëgjuar afër nje baze uishtarake ne qytetin e Isfahanit.
Transmetuesi shtetëror iranian IRIB ka minimizuar raportet për një sulm, duke thënë se Isfahani është “i sigurt dhe i shëndoshë”.
Sipas mediave iraniane, Fluturimet u pezulluan mbi disa qytete per arsye sigurie, ndërsa tashmë gjendja është kthyer në normalitet. Fluturimet kanë nisur edhe në aeroportin kryesor të Teheranit, Imam Khomeini. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka konfirmuar se nuk ka pasur dëmtime në objektet bërthamore të Iranit.
Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë së OKB-së Rafael Mariano Grossi theksoi se objektet bërthamore nuk duhet të jenë një objektiv në konfliktet ushtarake dhe kërkoi “përmbajtje ekstreme nga të gjithë”.
Një zyrtar amerikan ka thënë se Izraeli kishte lajmëruar SHBA, por ato nuk e miratuan sulmin.