Sulmi me pesë viktima në SHBA, autori i dyshuar një reper

schedule08:39 - 22 Nëntor, 2021

schedule 08:39 - 22 Nëntor, 2021

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur në SHBA pasi një makinë është futur mes turmës së njerëzve në Wisconsin. Mediat e huaja bëjnë me dije se një makinë e kuqe SUV ka kaluar mes paradës së krishtlindjeve në qytetin e Waukesha, në perëndim të Milwaukee.

Autoritetet kanë arrestuar si të dyshuar kryesor një reper të njohur amerikan. Bëhet fjalë për reperin Darrell Edward Brooks Jr. Autoritetet gjetën tek ai çelësin e një automjeti Ford. Reperi 39-vjeçar është i njohur me emrin artistik MathBoi Fly.

Brooks është dënuar për një sërë veprash që nga viti 1999 , përfshirë  përdorimin e drogës dhe dhunën. Në vitin 1999, ai u dënua për një sulm, pasuar nga një tjetër dënim për posedim të marijuanës në vitin 2002. Në 2003 dhe 2005, ai u shpall fajtor pas një konflikti me një polic. Në vitin 2011, Brooks u dënua për përdorim  të marijuanës dhe u lirua me kusht.

Në korrik 2020, ai gjithashtu u akuzua për përdorimin e një arme të rrezikshme dhe posedim të një arme zjarri.

/abcnews.al