Sulmi me një viktimë ndaj policisë në veri, Borrell: Të tjerë janë në rrezik, autorët të përballen me drejtësinë

schedule14:05 - 24 Shtator, 2023

schedule 14:05 - 24 Shtator, 2023

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka reaguar për sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës, ku një efektiv u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur. Zyrtari i lartë evropian shprehet përmes një postimi në rrjete sociale se autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in.

BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.”, thotë Borrell. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!