Sulmi me civilë të vrarë/ Meçollari: Putini po shton goditjet nga ajri. Zelensky po krijon një etapë të re

schedule13:29 - 4 Shtator, 2024

schedule 13:29 - 4 Shtator, 2024

Ish/zëvendës Komandat i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari, në një intervistë në “News Hour”, në ABC News foli për sulmet më të fundit në Ukrainë që lanë pas edhe civilë të vrarë.

Goditjen më të madhe e pësoi Poltova me të paktën 51 persona të vrarë dhe 271 të tjerë të plagosur.

“Në muajt e fundit Ukraina ka fituar terren dhe kjo ka vënë në vështirësi presidentin Putin. Putin ka filluar tani me goditjen nga ajri dhe para dy ditësh ishte goditja më e fuqishme në territorin Ukrainas. Më e forta ishte ajo në Poltova ku ka pasur edhe civilë të vrarë. Goditjet që janë bërë mbi institucione me status të mbrojtur si shkolla kopshte, pra janë goditje të vullnetshme të kryera nga forcat ruse. Në të ardhmen këto goditje nga forcat ruse pritet të jenë më të shpeshta dhe synimi kryesor i Putinit është të ulë moralin e qytetarëve ukrainas”, tha ai.

Gjatë intervistës, Meçollari shpjegoi se intensiteti i goditjeve të Rusisë nga ajri në Ukrainë do të jenë me të shumta.

“Për t’u hakmarrë ndaj Ukrainës, ai po përdor sulmin nga ajri që do të vazhdojë të jetë me intensitet të lartë. Për Ukrainën kjo po i kushton shtrenjtë edhe nga pikëpamja financiare, edhe pse Rusia nuk është në gjendje të mobilizojë forca për të çliruar territorin. Objektivi kryesor është Donetsk, pasi një pjesë është në kontrollin e Ukrainës. Putin po kryen edhe veprime të tjera si arrestimi i disa ushtarakëve në një nivel të lartë”, tha Meçollari.

Gjithashtu ai komentoi edhe lëvizjen në qeverinë ukrainase. Meçollari shpjegoi se presidenti Volodymir Zelensky do të prezantojë planin 4 pikësh për çlirimin e vendit.

“Zelensky është duke krijuar një etapë të re në luftën kundër Rusisë”, ka thënë ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!