Sulmi me bombë në Mal të Zi, dy personat e vrarë ishin anëtarë të një bande kriminale

schedule10:50 - 20 Qershor, 2024

schedule 10:50 - 20 Qershor, 2024

Dy personat që humbën jetën në një shpërthim me bombë në Cetinje të Malit të Zi ishin anëtarë të një klani kriminal të quajtur “Škaljar”.

Sipas mediave malazeze, viktimat janë identifikuar si Petar Kalugjeroviç dhe Dragan Roganoviç. Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi.

Të plagosurit, mes tyre një e moshuar, u transportuan në spitalin e Cetinjes, Rrugët përreth Qendrës Sportive janë mbyllur, ndërsa në vendin e shpërthimit ndodhet edhe kryetari i komunës Nikolla Gjurashkoviç.

Mediat raportojnë se një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale u liruan në gjashtë muajt e fundit.

Shumica e tyre janë liruar nga paraburgimi sepse gjykata nuk ka nxjerrë as aktgjykim të shkallës së parë tre vjet pas ndalimit të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!