Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e dhunës që marrin jetë njerëzish!

schedule12:12 - 11 Shkurt, 2026

schedule 12:12 - 11 Shkurt, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me sulmin tragjik me armë në një shkollë në Kanada.

Në një mesazh ngushëllimi, Kreu i Shtetit shprehet i tronditur nga ngjarja e rëndë dhe u ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave.

“Jam i tronditur nga sulmi tragjik në shkollën në British Columbia. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjet e viktimave dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarit. Shqipëria qëndron në solidaritet me popullin kanadez dhe dënon çdo akt dhune që merr jetë njerëzish”, shprehet Begaj.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!