Sulmi me armë në Shkodër, efektivi i Shqiponjave i bllokoi makinën një prej autorëve të dyshuar

schedule15:39 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 15:39 - 23 Dhjetor, 2020

Hakmarrje ndaj Albert Pjetrit për shkak të detyrës si efektiv i shqiponjave të në Shkodër duket se është arsyeja e sulmit me armë ndaj lokalit dhe makinës së tij mbrëmjen e së martës.

Pas deklaratave të efektivit policia e Shkodrës shpalli në kërkim 4 persona. 3 nga autorët e dyshuar janë pjesëtarë të fisit Planaj, Bardhoku, Orlando dhe Rivaldo, por dhe miku i tyre Mirsad Shpellza.

Dyshohet se efektivi njërit prej tyre i ka bllokuar mjetin pasi nuk i është përgjigjur urdhrit për të ndaluar. Siç duket dhe nga pamjet drejt lokalit është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Më pas autorët kanë qëlluar dhe tek mjeti i efektivit të shqiponjave Albert Pjetrit që ndodhej në oborrin e banesës së tij.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar pasi lokali në atë orë ka qenë I mbyllur. Ky lokal administrohet nga dy vëllezërit e tij, Nikolla që punon si polic rendi në Shkodër dhe Vlash Pjetri, ish administrator i njësisë Rrethina, që tregoi më shumë detaje për ngjarjen./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!