Sulmi me armë në një shkollë në SHBA, shkon në 6 numri i viktimave, mes tyre 3 fëmijë

schedule08:32 - 28 Mars, 2023

schedule 08:32 - 28 Mars, 2023

Gjashtë persona u vranë, tre të rritur dhe tre fëmijë, të moshës nga tetë deri në nëntë vjeç, në Covenant School, një institucion privat i krishterë në Nashville, Tennessee SHBA.

Policia e Nashville zbuloi se 28-vjeçarja që qëlloi dhe vrau gjashtë persona në shkollën Covenant, u identifikua si transgjinore. Zyrtarët thanë se Audrey Hale, një ish-studente, hyri në shkollë të hënën në mëngjes duke qëlluar përmes një dere në anë të ndërtesës.

Ndërsa ishte brenda, Hale vrau Evelyn Dieckhaus, Hallie Scruggs dhe William Kinney, të gjithë të moshës 8-9 vjeç, si dhe kujdestarin Mike Hill dhe mësuesen zëvendësuese Cynthia Peak, të dyja 61 vjeç, dhe drejtuesen e shkollës Katherine Koonce, 60 vjeç.

Sulmuesja kishte dy armë të tipit “sulmues” dhe një pistoletë. Të paktën dy nga armët janë blerë legalisht. Hale përdori njërën prej këtyre armëve për të shkatërruar dyert e shkollës për të hyrë, më vonë qëlloi mbi policinë kur ata mbërritën në vendngjarje.

Pas të shtënave, presidenti Joe Biden rinovoi thirrjet për legjislacionin për kontrollin e armëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!