Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përplasja me armë në Rrile/ Gjykata jep vendimin, lihet në burg efektivi Besart Kovaçi

schedule12:09 - 6 Shkurt, 2026

schedule 12:09 - 6 Shkurt, 2026

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për efektivin e policisë në Drejtorinë Vendore të Lezhës, Besart Kovaçi, i cili u përfshi në përplasjen me armë mbrëmjen e së dielës në një berberhane në fshatin Rrile.

Sipas burimeve, gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura që zgjati rreth 1 ore e 30 minuta, Kovaçi u ka qëndruar deklarimeve te tij të bëra gjate marrjes në pyetje, duke pretenduar se ka qëlluar me armën e zjarrit që kishte me vete për të neutralizuar situatën, pasi kishte konstatuar praninë e personave të armatosur dhe nuk kishte për qëllim të dëmtonte ndonjërin prej tyre.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.



Në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim 4 persona, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur berberi Sokol Daci, 30 vjec banues në Rrile.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!