Sulmi me armë në Alabama, 2 vëllezër adoleshentë në mesin e të akuzuarve

schedule08:32 - 20 Prill, 2023

schedule 08:32 - 20 Prill, 2023

Dy vëllezzër adoleshentë dhe një burrë janë akuzuar për vrasjet në të shtënat me armë në një festë ditëlindje në Alabama. Autorët vranë 4 persona dhe lanë të plagosur 32 të tjerë.

Vëllezërit Ty Reik McCullough, 17 vjeç dhe Travis McCullough, 16 vjeç, u arrestuan të martën në mbrëmje. Të dyshuarit po akuzohen secili për katër akuza për vrasje të pakujdesshme, tha policia.

Zyrtarët thanë se tre të dyshuarit janë nga Tuskegee, Alabama, e cila është rreth 40 minuta me makinë nga vendi i krimit Dadeville. Në një konferencë për shtyp të mërkurën, zyrtarët u thanë gazetarëve se hetimi ishte ende në fazat e hershme.

Zyrtarët thanë më parë se kishin gjetur gëzhoja në vendin e krimit.

Policia tha se nga të plagosurit, katër mbetën në spital në gjendje kritike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!