Sulmi me armë ndaj ish-sulmuesit të Juventusit, dyshohet se e organizoi ish-mbrojtësi i Realit

schedule16:57 - 16 Janar, 2020

schedule 16:57 - 16 Janar, 2020

Ish-sulmuesi serb, Darko Kovacevic u plagos mbrëmjen e 6 janarit pasi u qëllua me armë zjarri, jashtë banesës së tij në periferi të Glifadhës, Greqi. Mediat greke raportojnë se ish futbollisti i kombëtares serbe, aktualisht 46 vjeç, është plagosur në gju dhe aktualisht ndodhet në një spital të zonës.

Kovacevic ka luajtur 59 ndeshje me kombëtaren serbe në periudhën 1994-2004. Ai është aktivizuar 9 sezone me Real Sociedad, si dhe me Crvena Zvezden, Juventusin dhe Lazion, para se të përfundonte karrierën e tij me ekipin grek të Olympiacos në periudhën 2007–2009. Aktualisht ai është një nga drejtuesit e klubit nga Pireu.

Mediet serbe citojnë informacione nga Greqia dhe theksojnë se autori i atentatit ndaj Kovacevic është Raul Bravo, ish-lojtar i Real Madrid dhe ish-shok skuadre me sulmuesin te Olympiacos. Telegraf.rs raporton se policia greke mendon se një nga skenarët është përfshirja e spanjollit në këtë sulm me armë.

 

Bravo dhe Kovacevic, duke festuar një gol kur aktivizoheshin me Olympiacos

 

Ish-mbrojtësi i Real Madrid u arrestua kohë më parë për përfshirje në trukim ndeshjesh në Spanjë dhe pastrim të parave të pista. Vajadolid-Valencia e sezonit të kaluar, që përfundoi 0-2 dhe që siguroi përfundimisht kualifikimin në Champions të skuadrës mike, mendohet se u manipulua nga Bravo me ndihmën e disa lojtarëve vendas.

Kovacevic kishte njohuri për aktivitet e paligjshme të ish-shokut të skuadrës dhe ka folur në lidhje me këtë temë, duke përmendur disa detaje që shkatërruan linjën mbrojtëse të Bravos. Uebsajti serbi mendon se diçka e tillë mund të ketë sjellë acarimin dhe zemërimin e spanjollit, i cili ka vendosur të hakmerret ndaj ish-shokut të vjetër serb. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!