Sulmi me 5 të vrarë në Kherson, Zelensky akuzon Rusinë për terrorizëm

schedule12:00 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 12:00 - 24 Dhjetor, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka cilësuar bombardimet ndaj Khersonit që shkaktuan 5 viktima dhe plagosën 20 të tjerë: terrorizëm, sipas The Guardian.

“Rusia vazhdon të bombardojë popullsinë civile. Në mëngjes, të shtunën, në prag të Krishtlindjeve, në pjesën qendrore të qytetit, forcat ruse bombarduan objektivat civile.

“Këto nuk janë objekte ushtarake. Kjo nuk është një luftë sipas rregullave të përcaktuara. Është terror, është vrasje për hir të frikës dhe kënaqësisë.

“Bota duhet të shohë dhe të kuptojë se me çfarë të keqe po luftojmë”, tha Zelensky.

/abcnews.al