Sulmi me 41 të vdekur në qendër të Ukrainës/ Poltava shpall tre ditë zie për viktimat

schedule14:56 - 3 Shtator, 2024

schedule 14:56 - 3 Shtator, 2024

Udhëheqësi rajonal Philip Pronin tha se kishte shpallur tre ditë zie në Poltava, pas sulmit vdekjeprurës ditën e sotme. Nga nesër, rajoni do të mbajë zi për 41 personat e vrarë.

Dy raketa balistike ruse goditën një shkollë dhe një spital në rajonin e Poltava. Lajmi është konfirmuar nga presidenti ukrainas, sipas një deklaratë të Volodymyr Zelenskyy, ndërsa 180 persona kanë mbetur të plagosur.

“Ne kemi marrë raporte paraprake për sulmin rus në Poltava. Sipas informacioneve të disponueshme aktualisht, dy raketa balistike goditën një institucion arsimor dhe një spital aty pranë. Njerëzit u bllokuan nën rrënoja. Më shumë se 180 persona u plagosën. Fatkeqësisht, aktualisht janë 41 të vdekur”, the presidenti ukrainas.

Ky raportohet të jetë një nga sulmet më vdekjeprurëse të kryera nga forcat ruse që nga fillimi i luftës më shumë se 900 ditë më parë. Nuk dihet nëse në atë godinë ndodheshin vetëm studentë apo edhe civilë të strehuar.

Poltava ndodhet rreth 110 kilometra  nga kufiri me Rusinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!