Sulmi me 25 të vdekur në stacionin e trenit në Ukrainë, reagon Blinken

schedule11:21 - 25 Gusht, 2022

schedule 11:21 - 25 Gusht, 2022

Ndërsa numri i të vdekurve nga sulmi në Chaplyne është rritur nga 22 në 25, ka reaguar Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, sipas skynews.

“Sulmi me raketa i Rusisë në një stacion treni plot me civilë në Ukrainë i përshtatet një modeli mizorish. Ne do të vazhdojmë, së bashku me partnerë nga e gjithë bota, të qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe të kërkojmë përgjegjësi për zyrtarët rusë.

Një tjetër sulm në një stacion treni në Kramatorsk në prill vrau 60 civilë dhe la të plagosur dhjetëra të tjerë. Rusia e konsideron infrastrukturën hekurudhore si një objektiv legjitim, duke thënë se ajo shërben për të furnizuar Ukrainën me armë perëndimore. Nga ana tjetër mohon të ketë sulmuar civilët.

Sulmi i së mërkurës erdhi në ditën e pavarësisë së Ukrainës dhe pasoi paralajmërimet se Rusia mund të shtonte sulmet si kundërpërgjigje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!