Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sulmi me 20 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur, Izraeli mohon akuzat: Ishin palestinezët ata që qëlluan

schedule13:16 - 15 Mars, 2024

schedule 13:16 - 15 Mars, 2024

Ushtria izraelite tha sot se ishin palestinezët e armatosur ata që qëlluan të enjten mbrëma mbi një turmë që po priste ndihmat ushqimore për t’u shpërndarë në qytetin e Gazës, duke hedhur poshtë akuzat e Hamasit.

Gjatë natës ushtria izraelite mohoi se kishte qëlluar mbi turmën, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë e Hamasit kishte theksuar se të paktën 20 persona u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën nga forcat izraelite kundër një turme palestinezësh që po prisnin ndihma humanitare.



“Terroristët e Hamasit vazhdojnë të sulmojnë civilët në Gaza që kërkojnë ushqim dhe Hamasi akuzon Izraelin si përgjegjës” për këto sulme, tha ushtria izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!