Sulmi me 17 viktima në Ukrainë la në hije vizitën e Blinken  

schedule12:17 - 7 Shtator, 2023

schedule 12:17 - 7 Shtator, 2023

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan u la në hije nga sulmi, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që dënoi sulmin që goditi një treg ushqimesh, dyqane dhe një farmaci në qytetin Kontadinovka.

“Kjo e keqe ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Zelensky, duke shtuar se një fëmijë ishte në mesin e viktimave dhe shumë persona mbetën të plagosur.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në Kiev që nga fillimi i sulmit ukrainas, kur në fillim të qershorit, Biden zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba dhe Zelensky.

Në vizitën e parë të një zyrtari amerikan që nga fillimi i kundërofensivës ukrainase, Uashingtoni kërkon të bindë Kievin se është  në anën e tij. Në të njëjtën kohë, mediat amerikane, duke cituar zyrtarë amerikanë, thanë se kundërofensiva ukrainase ishte shumë e ngadaltë dhe e penguar nga taktikat e dobëta, raporton abcnews.al.

Ukraina ka rimarrë më shumë se një duzinë fshatra dhe vendbanime të vogla në ofensivën e saj. Anthony Blinken tha se Uashingtoni dëshironte të diskutonte përparimin e kundërofensive dhe të vlerësonte nevojat e fushëbetejës, si dhe çdo masë që mund të nevojitet për të forcuar sigurinë energjetike të Ukrainës përpara dimrit.

“Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është të marrim një vlerësim të vërtetë nga vetë ukrainasit,” tha zyrtari. “Ne duam të shohim, të dëgjojmë se si ata synojnë të vazhdojnë në javët e ardhshme.”

Reagimi i Moskës

I pyetur për vizitën e Blinken, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska beson se Uashingtoni ka në plan të vazhdojë financimin e ushtrisë së Ukrainës “për të zhvilluar këtë luftë kundër ukrainasit të fundit”.

Ai tha se ndihma e SHBA për Kievin nuk do të ndikojë në rrjedhën e “operacionit special ushtarak” të Rusisë.

Ndihma vazhdon nga aleatët

Në të njëjtën kohë, parlamenti ukrainas miratoi emërimin e Rustem Umerov në postin e ministrit të mbrojtjes pas shkarkimit të Oleksii Reznikov. Sipas zyrtarëve të cituar nga Reuters, Sekretari amerikan i Shtetit do të takohet me Umerov, raporton abcnews.al

Gjatë udhëtimit të tij me tren për në Kiev, Blinken zhvilloi gjithashtu bisedime me kryeministren daneze Mette Frederiksen, e cila ishte për vizitë në të njëjtën ditë.

Blinken falënderoi Fredericksen për dhurimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë dhe udhëheqjen e saj të një koalicioni të kombeve për të trajnuar pilotët ukrainas, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Danimarka dhe Holanda njoftuan muajin e kaluar se do të blinin më shumë se 60 F-16 të prodhuar në SHBA pasi pilotët të trajnohen.

Qeveria amerikane deri më tani ka ofruar më shumë se 43 miliardë dollarë në armë dhe ndihmë të tjera ushtarake për Ukrainën që nga pushtimi rus në shkurt të vitit të kaluar. Një paketë e re ndihme sigurie pritet të  shpallet këtë javë.

Megjithatë, disa kandidatë republikanë presidencialë kanë vënë në pikëpyetje ndihmën e SHBA-së, duke nxitur shqetësimet nëse Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në të njëjtin nivel pasi të intensifikohet fushata zgjedhore në SHBA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!