Sulmi kibernetik, skandali me të dhënat e SHISH, Xhaferri: Papërgjegjshmëri totale

schedule14:19 - 3 Nëntor, 2022

schedule 14:19 - 3 Nëntor, 2022

Deputeti i PD Ferdinand Xhaferri, njëherësh dhe pjesë e Komisionit të Sigurisë në komisionet parlamentare është shprehur me tone alarmante në lidhje me skandalin më të fundit të publikimit të dhënave të 600 punonjësve të SHISH në faqen Homeland Justice.

Në një lidhje direkte me studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Xhaferri u shpreh që: ‘këtë herë jemi të jgithë të pasigurtë, kjo herë është më e trishtueshme se herët e tjera, mendohej se hakerat nuk kishin arritur të depërtonin te SHISH apo te Ministria e Mbrojtjes, por publikimi i këtyre të dhënave tregoi të kundërtën.

‘Megjithëse publikimet janë bërë dje, akoma nuk kemi një qëndrim zyrtar të qeverisë, që të informoi publikun se çfarë ka ndodhur, dhe si po e ndjek problemin deri tani’, shtoi deputeti i PD Xhaferri.

Sipas tij ‘kanë dalë informacione, që duhet të punojë në fshehtësi, që të ketë efektivitetet nga këto institucione’, si dhe kanë dalë emrat e të gjithë zinxhirit komandues të shërbimit.
Skandali do të ishte më i madh nëse do të ishin dhe emrat e informatorëve, por sipas tij, duket që është një informacion i përpunuar, kanë penetruar në disa nivele, por ai nuk beson se kanë hyrë në nivelin e informatorëve, i cili është një informacion shumë sensitiv, dhe i cili mbrohet dhe nga partnerët. Sipas deputetit të PD Ferdinad Xhaferri ‘informacioni që është nxjerrë dje, është informacion i përpunuar, dhe jo bruto’.

Deputeti i PD Xhaferri lëshoi një sërë akuzash ndaj qeverisë aktuale duke e akuzuar atë si të papërgjegjshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!